Midis vizionit dhe realitetit

Rruga nga faza përgatitore deri në nxjerrjen në rrugë zgjat disa vite. Dizenjuesit duhet të kthejnë idetë e tyre fillestare në një formë produkti përfundimtar që i plotëson kërkesat e blerësit si prakticitet, dinamikë, rehati dhe siguri. Shikoni se si ŠKODA Fabia nga një vizion u bë realitet

Vizioni
Realiteti
Vizioni
Realiteti
Vizioni
Realiteti

Disqe për Fabia-n

Në karrocerinë dinamike të ŠKODA Fabia, dizajni i disqeve i jep makinës edhe më shumë kuptim se më parë. Sigurisht shumica e disqeve janë prej alumini dhe mund të zgjidhni midis shtatë llojeve dhe tre madhësive të ndryshme. Disqet 15" ju ofrojnë rehati në udhëtim edhe në rrugë të këqija, por nëse doni një pamjen ekspresive edhe më të theksuar të automjetit, për ju janë në dispozicion disqet 16" dhe disqet sportive 17 ".  Për më shumë frymëzim në zgjedhjen e duhur të disqeve për makinën tuaj ŠKODA Fabia, mund t'i hidhni një sy aksesorëve origjinalë të ŠKODA.

Vizion
Realitet
Vizion
Realitet
Vizion
Realitet

Moderne, dinamike dhe emocionuese, ŠKODA Fabia e re udhëton në paradën automobilistike

 

DIZAJNI

Fillimisht, dizenjuesit e ŠKODA vendosën në makinën e vogël elemente dizajni të Showcars ŠKODA VisionC in në seri. Në të njëjtën kohë mund të zbulohen edhe elemente të dizenjimit nga Škoda Motorsport. Në këtë mënyrë Skoda Fabia e re shfaqet me më shumë dinamikë, pasion dhe emocion. Dizajni i saj karakterizohet nga linja të mprehta, forma kristalore dhe saktësi e  lartë.

PJESA E JASHTME

Pamja e saj krejtësisht e re dhe e mprehtë në mënyrë të konsiderueshme mbështetet në forma të kristalta, linja të mprehta dhe saktësi të lartë. Modeli karakterizohet nga proporcione të balancuara dhe të përshtatshme - ŠKODA Fabia e re është nëntë centimetra më e gjerë dhe tre centimetra më e sheshtë. Edhe në pjesën ballore të Fabia-s rrezatohet forcë dhe besim. Profili i saj shfaqet i bukur dhe dinamik. Përveç kësaj, linjat e larta e të mprehta kombinohen me reflektimet e dritës plot kontraste të pjesës ballore deri në pjesën e pasme. Kjo karakterizohet nga linja të mprehta të cilat inskenojnë një lojë emocionuese dritë-hijeje.

INTERIORI

Ndër të tjera, ŠKODA Fabia ka fituar një koncept krejtësisht të ri, të gjithanshëm e unik të hapësirës së brendshme. Pjesa e brendshme ŠKODA Fabia shkëlqen me materiale të kualitetit të lartë, saktësi dhe mjeshtëri të shkëlqyer. Dizajni thekson linjat horizontale dhe në këtë mënyrë pjesa e brendshme e mjetit të vogël të ofron hapësirë dhe besim. Opsionet e shumëllojshme të ngjyrave dhe pajisjeve të lejojnë më shumë mundësi zgjedhjeje se kurrë më parë, me qëllim që pjesa e brendshme e mjetit t'u përshtatet preferencave tuaja.

Shumë hapësirë në ndenjëset e pasme

Me një gjatësi prej 1.674 mm, pjesa e brendshme e gjeneratës së tretë Fabia ofron hapësirë të bollshme kur doni të shkoni për pazar ose nëse dëshironi të përshkoni gjithë kontinentin me makinë. Ulëset e konturuara të ndenjëseve të pasme kujdesen edhe për rehatinë e pjesës mbrapa.

Jepini vetë formë Fabia-s suaj

Opsionet e Fabia-s nuk kufizohen vetëm në pjesën e jashtme. Edhe në pjesën e brendshme, ju mund të zgjidhni vetë ngjyrat mahnitëse për ndenjëset, veshjen e dyerve, mbështetësen qendrore, kroskotin dhe elementët dekorues.  

Timoni: nga praktik deri në sportiv

Fabia vë në dispozicionin tuaj katër modele timoni me tre ndarje. Bazuar në linjat përkatëse, ata variojnë sipas materialeve dhe funksioneve.

Një mjet i vogël me teknologji të lartë.

Një numër i madh funksionesh të reja që lidhen me komoditetin, më parë ishin të përfshira vetëm në segmentet më të larta, por tani ato kanë gjetur rrugën e tyre tek Fabia. Hyrja pa përdorimin e çelësit të mjetit, sistemi  Start-Stop (KESSY), fenerët dhe fshirëset me kontroll automatik dhe një transmision modern me dopio friksion (DSG) e bëjnë ecjen me gjeneratën e  tretë të Fabia-s më të rehatshme se kurrë.

Pamje e lirë nga lart

Tavani panoramik opsional prej xhami, i madh e i lyer, përfshirë perden manuale ndaj mbrojtjes së diellit kujdeset për hyrjen e dritës gjatë ditës dhe gjendje të këndshme në kabinë. .

Sensorë shiu që bashkëpunojnë me fenerët 

Pamje e mirë edhe në kohë të keqe: për këtë kujdeset sensori i shiut i përfshirë, i cili në rast nevoje aktivizon automatikisht fenerët dhe fshirësen e xhamit.  

Çdo gjë bëhet e arritshme

Pjesa e brendshme praktike është projektuar me shumë saktësi dhe dashuri deri në detaje.  I gjithë paneli i kontrollit është organizuar në mënyrë intuitive. Fabia e gjeneratës së tretë është ŠKODA e parë që ofron me shumë thjesht lidhjen me një telefon inteligjent nëpërmjet SmartLink™. Në këtë formë, të gjitha aplikacionet e zgjedhura të telefonit inteligjent mund të komandohen në ekranin e sistemit muzikor Bolero. 

Koncepti i Njgyrave